LAJMI I FUNDIT:

Me shkarkimin e Vatajt u shkelën rregullat

Me shkarkimin e Vatajt u shkelën rregullat

Sindikata e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka reaguar pas shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Gjelosh Vataj dhe zyrtarit financave, Selatin Retkoceri nga Bordi i kompanisë.

Sipas sindikatës Bordi nuk ka respektuar rregullat ligjore dhe shkarkimi i tyre ndodhi pa u njoftuar sindikata.


Drejtuesit e Sindikatës së Punëtoreve të KUR “Prishtina”, është dashur të caktohet data, rendi i ditës së mbledhjes për shkarkimin, dhe të sqarohen mirë pse u shkarkua shefi ekzekutiv herën e parë dhe pse u rikthye nga ky bord.

Sindikata thotë se po i njëjti bord prapë pa asnjë njoftim shkarkoi kryeshefin ekzekutiv dhe zyrtarin e lartë të financave, me një vendim dhe për të njëjtën fajësi. /Telegrafi/