LAJMI I FUNDIT:

Shkarkime të drejtorëve dhe kërkesë për ndryshim të ministrave – përçarja në ASH kalon në nivel tjetër

Shkarkime të drejtorëve dhe kërkesë për ndryshim të ministrave – përçarja në ASH kalon në nivel tjetër

Përplasja brenda Aleancës për Shqiptarët ka vijuar me shkarkime të drejtorëve dhe të kryesive të degëve, të cilët kanë mbështetur kryetarin e partisë Arben Taravari.

Qeveria dje shkarkoi dy drejtorë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që shkarkimet të vazhdojnë edhe në Kuvend, pasi dje përkrahësit e Ziadin Selës, nëpërmjet Komisionit kadrovik të partisë, i propozuan kryeministrit shkarkimin e dy ministrave – atë të Shëndetësisë dhe atë të Administratës, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu. Të dy ata dje mbajtën konferencë për shtyp para Qeverisë së RMV-së ku theksuan se kjo është hakmarrje politike.


“Seanca e tretë e Qeverisë është mbajtur jashtë të gjitha procedurave, ndërsa Artan Grubi ka vendosur se cila pikë të kalojë e cila jo”, tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu.

Ministrat e ASH-së, Mexhiti dhe Aliu, refuzojnë të dorëhiqen
Lexo po ashtu Ministrat e ASH-së, Mexhiti dhe Aliu, refuzojnë të dorëhiqen

“Artan Grubi, për të gjitha projektet për të cilat është përgjegjës MSHIA a dhe Ministria e Shëndetësisë, thjesht i hodhi poshtë pa i lexuar dhe për fat të keq kryeministri teknik pranoi. Gjithashtu, një nga pikat ishte edhe shkarkimi i dy drejtorëve nga Aleanca për Shqiptarët. Çështjet e tilla të personelit fillimisht duhet të sinkronizohen në nivel të koalicionit qeveritar, e më pas të futen në rend dite”, tha Aliu, duke sqaruar se në rastin ajo procedurë nuk u respektua.

Informacioni i shkarkimit të drejtorëve u konfirmua edhe nga Qeveria nëpërmjet një kumtese.

“Qeveria ka vendosur t’i rekomandojë Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë Aksionare shtetërore për qarkullim postar “Posta e Maqedonisë së Veriut” – Shkup që ta shkarkojë Bujare Abazin, nga detyra si anëtar i Bordit Drejtues – që mban titullin Drejtori i Përgjithshëm, dhe si anëtar i Bordit Drejtues të Shoqërisë Aksionare për të zgjedhur Idri Istrefin. Në seancën e sotme është shkarkuar nga detyra edhe Gazmend Abdija,ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të RMV-së”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Bujare Abazi është nënkryetare e Aleancës për Shqiptarët, ndërsa Gazmend Abdija kryetar i Degës së Gostivarit, të dy përkrahës të Arben Taravarit.

Aliu: Shkarkimi i drejtorëve të ASH-së është “hedhje e vajit në zjarr” nga BDI
Lexo po ashtu Aliu: Shkarkimi i drejtorëve të ASH-së është “hedhje e vajit në zjarr” nga BDI

Ministrat Aliu dhe Mexhiti, poashtu mbështetës të Taravarit, kanë thënë se nuk do të japin dorëheqje nga pozitat e tyre. Mirëpo, ASH bëri të ditur se do t’i propozojnë kryeministrit shkarkimin e dy prej tre ministrave që kjo parti ka në qeveri.

Arsyeja për të cilën kërkohet shkarkimi i Aliut dhe Mexhiti është se përmes postit ministror kanë kryer veprime që janë në kundërshtim me Kodin e Etikës, përfshirë shantazhe dhe presione ndaj anëtarëve dhe punonjësve të ASH-së.

Sela kundër Taravarit, thellohet përçarja brenda Aleancës për Shqiptarët
Lexo po ashtu Sela kundër Taravarit, thellohet përçarja brenda Aleancës për Shqiptarët

Ndryshe, përplasjet brenda ASH-së erdhën pasi kryetari i saj Arben Taravari kërkoi publikisht që partia  të shkojë në zgjedhje së bashku me partitë tjera opozitare shqiptare, ndërsa kundër kësaj dolën anëtarët tjerë të partisë, në krye me kryetarin e Kuvendit Qendror Ziadin Sela. Ky i fundit për të shtunën ka thirrur mbledhje të Kuvendit të partisë, në të cilën siç tha, do të diskutohet për “përgjegjësinë e kryetarit” dhe nuk e përjashtoi mundësinë që ai edhe të shkarkohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori