LAJMI I FUNDIT:

Sela kundër Taravarit, thellohet përçarja brenda Aleancës për Shqiptarët

Sela kundër Taravarit, thellohet përçarja brenda Aleancës për Shqiptarët

Një postim në Facebook i Arben Taravarit, ka bërë që të dalin në pah përçarjet për të cilat flitej se ekzistojnë në partinë Aleanca për Shqiptarët. Anëtarët e kryesisë së kësaj partie janë ndarë në dy grupe: ata që duan në zgjedhje të shkojnë me opozitën shqiptare dhe ata që duan të garojnë të vetëm.

Përplasjet brenda Aleancës për Shqiptarët kulminuan mbrëmë, kur kryetari i Kuvendit Qendror të partisë dhe ish-kryetar partie Ziadin Sela, në konferencë për shtyp tha se kryetari aktual i partisë Arben Taravari do të thirret në përgjegjësi, për shkak se siç theksoi, po bënë një lojë të ndyrë në kurriz të anëtarëve të partisë.


Reagimi i Ziadin Selës, erdhi pasi Arben Taravari kërkoi mbështetjen e Kuvendit Qendror të partisë që ta përkrahin për të shkuar në zgjedhje së bashku me partitë opozitare shqiptare.

Taravari në njoftimin e tij në rrjetet sociale, tha se pas takimeve të ndryshme që ka pasur dhe pas reflektimit të thellë që ka bërë, është e udhës që në zgjedhje të shkojnë së bashku me partitë opozitare shqiptare (Lëvizjen Besa, Lëvizjen Demokratike dhe Alternativën).

“Qytetari po kërkon Ndryshim! Populli po kërkon një sistem politik të çliruar nga epidemia e korrupsionit, që është bërë frenuesi më i madh për mirëqenien dhe zhvillimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në cilësinë e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, ftoj publikisht Kuvendin e partisë të më mbështesë në këtë rrugëtim dhe bashkë, t’i prijmë këtij procesi që unë e quaj Ndryshimi i Madh dhe i Shumëpritur!”.

Taravari: Kërkoj nga Kuvendi i partisë të më mbështet për “ndryshimin e madh”
Lexo po ashtu Taravari: Kërkoj nga Kuvendi i partisë të më mbështet për “ndryshimin e madh”

“Asnjëherë ky Ndryshim nuk ka qenë më i sigurtë dhe më i prekshëm. Askush nuk ka kredibilitet më të madh se Aleanca për t’a sjellur këtë ndryshim!”, shkroi mes tjerash Taravari.

Menjëherë pas këtij postimi, doli me reagim Ziadin Sela, i cili tha se Arben Taravari e ka shkelur statutin e partisë.

“Përpjekjet për ta sqaruar qëndrimin e shprehur nëpërmjet rrjeteve sociale kryetari i partisë si vendim personal është akt qyqar që dëmton rëndë linjat ideologjike të Aleancës për Shqiptarët”, shkroi Sela.

Pas përplasjes në rrjetet sociale, Sela mbrëmë në konferencën për shtyp të mbajtur në Tetovë, tha se për të shtunën do ta thërrasë Kuvendin e partisë me një pikë të vetme në rendin e ditës – përgjegjësi nga kryetari i partisë.

“Ditën e shtunë Taravari do të vendoset para përgjegjësisë, i cili ka 2 muaj që nuk i ka thirrur organet e partisë, nuk është thirrë kryesia e ngushtë dhe kryesia qendrore dhe normalisht fillimisht çdo vendim edhe për negociata me partitë politike, individi pa marrë parasysh pozitën, ia propozon organit që ka të drejtë të merr vendim, e ai është kryesia qendrore, ndërsa më pas ai vendim shkon në Kuvendin qendror”.

Sela: ASH nuk është në shitje, Taravari do të thirret në përgjegjësi
Lexo po ashtu Sela: ASH nuk është në shitje, Taravari do të thirret në përgjegjësi

“Komunikim i fundit me të ka qenë dje, ku i kam thënë ta thërrasë Kuvendin qendror, ndërsa më ka thënë se do ta bëjë. Ndërsa në pabesinë më të madhe, ai u paraqit me status në Facebook. Kryetar i rrjeteve sociale nuk i duhet Aleancës për Shqiptarët. Prandaj të shtunën do të informohen anëtarët e Kuvendit qendror se do të ketë mbledhje me një pikë të vetme të rendit të ditës – përgjegjësia e kryetarit të partisë”, tha mes tjerash Sela.

Pak para mbajtjes së konferencës së Ziadin Selës, Arben Taravari sërish u paraqit në rrjetet sociale. Taravari tha se pasi e bëri publik qëndrimin se ASH-ja duhet të shkojë në zgjedhje me partitë opozitare, ka parë një mrekulli të vërtetë në popull.

“E dija se shumë veta do ishin dakord me deklaratën time pasi unë e mora këtë vendim duke ju pasur prioritet ju dhe nevojën tuaj për Ndryshim…por prej dje dhe deri tani që shkruaj prej jush kam marrë qindra-mijëra mesazhe urimi, falenderimi, frymëzimi dhe motivimi sa reagimi juaj ka kaluar çdo pritshmëri të mundshme! Nga ato qindra-mijëra mesazhet tuaja mbështetëse jam i Lumtur t’ju them se Ndryshimi i Madh ka filluar dhe nuk ka Asgjë që e Ndalon Forcën Tuaj! Nga miliona zërat tuaj prej dje është ndezur Fryma e Shpresës, Fryma e Besimit, Fryma e Ndryshimit!”, shkroi Taravari.

Taravari: Pasi bëra publik qëndrimin politik, jam dëshmitar i mrekullisë së një populli
Lexo po ashtu Taravari: Pasi bëra publik qëndrimin politik, jam dëshmitar i mrekullisë së një populli

Dje në një njoftim për media nga Aleanca për Shqiptarët njoftuan se nisma e Arben Taravarit, ka marrë mbështetjen e 80 kuvendarëve, prej gjithsej 133 kuvendarëve që numëron Kuvendi i partisë.

“Nisma e kryetarit Taravari merr mbështetjen e shumicës së kuvendarëve të ASH-së. Pas kumtimit të qëndrimit të djeshëm të Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për 24 orë janë mbledhur 80 nënshkrime të kuvendarëve në mënyrë vullnetare nga gjithsej 133 sa numëron Kuvendi, ndërsa procesi i mbledhjes së nënshkrimeve po vijon. Shumica e Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët është qartë për Ndryshimin e Sigurt. Kryetari Taravari bën thirrje për urtësi, maturi dhe unitet, që BDI përfundimisht të dërgohet në opozitë. Ndryshimi po vjen!”, njoftuan nga Aleanca për Shqiptarët.

Kurti priti në takim përfaqësues të disa partive shqiptare nga Maqedonia e Veriut
Lexo po ashtu Kurti priti në takim përfaqësues të disa partive shqiptare nga Maqedonia e Veriut

Ndryshe, ditë më parë kryetari i ASH-së Arben Taravari së bashku me liderët e partive opozitare shqiptare, Bilall Kasamin, Izet Mexhitin dhe Afrim Gashin, realizuan takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë, takim ky që edhe shtoi zërat për përplasje brenda Aleancës për Shqiptarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori