LAJMI I FUNDIT:

Shkallët tek stacioni i autobusëve në Prishtinë në gjendje të mjerueshme

Shkallët tek stacioni i autobusëve në Prishtinë në gjendje të mjerueshme

Edhe pse gati të pakalueshme, shkallët që dërgojnë tek stacioni i autobusëve në kryeqytet frekuentohen në masë të madhe nga qytetarët. Mirëpo, gjendja e keqe e tyre po shkakton pakënaqësi tek ta, e te disa të moshuar edhe pamundësi për të kaluar.

Hasan Kastrati, banor i lagjes “Dardania” në kryeqytet çdo ditë frekuenton këto shkallë që shpijnë për tek stacioni i autobusëve.


Ai ka thënë se gjendja e keqe e tyre po i shkakton vështirësi, e sidomos për moshën që ka.

“Këtu sidomos kur bie shi e borë është vështirë të kalohet. Kisha apeluar te organet komunale të riparojnë këto shkallë së paku sa për kalim”, thotë për RTV Dukagjinin, Sabit Kastrati.

Të pakënaqur me këtë gjendje janë shprehur edhe qytetarë të tjerë.

“Për më të moshuarit është vështirë të kalohet. Tash që fillojnë të reshurat gjendja vështirësohet edhe më tej”, tha qytetari Orges Kastrati, përcjell Telegrafi.

“Mua më bie çdo ditë të kalojë dhe është jashtëzakonisht e tmerrshme të ndeshesh më këso pamje. Për të moshuarit është shumë vështirë të kalojnë. Është dashur të rregullohen shumë më herët”, thotë qytetari tjetër Ibrahim Gashi.

RTV Dukagjini gjatë ditës ka kontaktuar zyrtarë të komunës së Prishtinës, por përkundër se është thënë se do të përgjigjen, kështu nuk ndodhi./ShpresaMusliu /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori