LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i problemeve me motorin, Porsche kthen prapa modelet Panamera dhe Cayenne (Foto)

Shkaku i problemeve me motorin, Porsche kthen prapa modelet Panamera dhe Cayenne (Foto)

Prodhuesi gjerman Porsche, ka kërkuar edhe më herët t’i kthehet prapa disa vetura, sepse motorët e tyre përfshiheshin nga flakët.

Mirëpo, kësaj radhe nuk ka nevojë për shqetësim, meqë pjesa motorike e disa makinave të serisë Cayenne dhe Panamera, kanë defekt dhe mund të prishen, transmeton Telegrafi.

Probleme me motorin e Panamera dhe Cayenne

Megjithëse nuk parashihen dëme tjera, dëmtimi i motorit derisa makina është në lëvizje, mund të shkaktojë përplasje.

Ndërrimi i motorit do të kompensohet nga kompania

Rreth 18 mijë makina Panamera S, Panamera 4S dhe Panamera Turbo të prodhuara mes 2010 dhe 2012, e kanë këtë problem.

Poashtu, Cayenne S dhe Cayenne Turbo SUV të prodhuara mes 2012 deri në vitin e kaluar, kanë defekte në motor.

Të kthehen prapa disa modele nga Porsche

Pasi qe Porsche nuk ka shënime se kush i ka blerë këto makina, pronarëve të tyre iu kërkohet të kontaktojnë kompaninë për kthimin prapa, që do të jetë tërësisht i kompensuar. /Telegrafi/