LAJMI I FUNDIT:

Shkaktoi aksident trafiku në magjistralen Fushë Kosovë- Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Shkaktoi aksident trafiku në magjistralen Fushë Kosovë- Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në magjistralen Fushë Kosovë- Prishtinë.

I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi që derisa ishte duke drejtuar veturën me targa vendore, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksident trafiku, duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar.


Si pasojë, lëndime kanë pësuar përveç të dyshuarit edhe tre pasagjerë në veturën e tij (një mashkull  dhe dy femra) kosovarë, të cilët janë dërguar në  QKUK për tretman mjekësor , dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor është ndaluar deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/