LAJMI I FUNDIT:

Shkaktarët e amenorresë: Përse menstruacionet iu janë ndalur ose s’kanë filluar kurrë?

Shkaktarët e amenorresë: Përse menstruacionet iu janë ndalur ose s’kanë filluar kurrë?

Amenorreja mund të duket si sëmundje, por faktikisht është simptomë. Amenorreja primare, e cila karakterizohet me mungesë të ciklit të parë menstrual, mund të jetë si pasojë e anomalive anatomike ose mungesës së vezoreve.

Ndërkaq amenorreja sekondare mund të shkaktohet nga një sërë sëmundjesh ose nga mos balancimi hormonal, transmeton Telegrafi.


Edhe faktorët e stilit të jetesës mund ta shkaktojnë ndalimin e menstruacioneve.

Amenorreja primare: Përse menstruacionet nuk iu kanë filluar ende?

Siç e cekem edhe më lart, amenorreja primare shpeshherë është indikator i anomalive në anatomi ose çrregullimi i vezoreve. Mungesa e nutricionit ose sëmundjet kronike mund të ndikojnë në hormonet që e kontrollojnë ciklin menstrual. Anomalitë anatomike përfshijnë mungesën e mitrës në trup ose sëmundje tjera.

Amenorreja sekondare (kur keni pasur cikël menstrual dhe nuk jeni shtatzënë, por tri herë radhazi nuk iu kanë ardhur menstruacionet): Katër arsye se përse iu janë ndalur menstruacionet

1. Kontraceptivët

Një nga arsyet se përse mund të mos jeni duke pasur më menstruacione, mund të jetë shkaku i përdorimit të pilulave kundër shtatzënisë.

2. Pesha

A jeni mbipeshë? Nëse po, ju mund të përjetoni amenorre nga qelizat yndyrore të cilat e pengojnë ovulimin. Jo vetëm mbipeshë, por edhe personat nënpeshë mund të përjetojnë amenorre sekondare.

3. Stresi

Edhe stresi kontribuon në ciklin menstrual. Studimet tregojnë se dietat rigoroze së bashku me stresin mund të jenë përgjegjëse për shkaktimin e amenorresë sekondare.

4. Ushtrimet e tepërta fizike

Jeni duke ushtruar shumë? Kjo mund të jetë gjithashtu shkaktari i menstruacioneve të parregullta ose i ndaljes totale të menstruacioneve. Rastet e amenorresë sekondare janë shumë të shpeshta te vrapueset e maratonave. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori