LAJMI I FUNDIT:

Shkak coronavirusi, Zvicra bën mobilizimin më të madh të ushtrisë që nga Lufta e Dytë Botërore

Shkak coronavirusi, Zvicra bën mobilizimin më të madh të ushtrisë që nga Lufta e Dytë Botërore

Zvicra mobilizoi deri në 8,000 anëtarë të ushtrisë të hënën dhe ndaloi të gjitha ngjarjet publike dhe private nga mesnata, pasi deklaroi coronavirusin me përhapje të shpejtë një emergjencë “të jashtëzakonshme” që kërkoi masa më radikale.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, mobilizimi ushtarak, më i madhi i Zvicrës që nga Lufta e Dytë Botërore, përfshin një batalion spitalor dhe vjen pasi qeveria vendosi që masat e miratuara javën e kaluar ishin të pamjaftueshme për të kontrolluar përhapjen e epidemisë.


Ndryshe, më shumë se 2,330 njerëz kanë dalë pozitivë në testet për coronavirus deri më tani në Zvicër, dhe të paktën 14 njerëz kanë vdekur.

Siç thuhet më tej, Zvicra po zgjeron gjithashtu kontrollet kufitare me Gjermaninë, Francën dhe Austrinë.

Vetëm qytetarët zviceranë dhe banorët dhe njerëzit që udhëtojnë për në Zvicër për biznes mund të hyjnë në vend.

“Ne e dimë se situata do të përkeqësohet para se të përmirësohet, por do të përmirësohet”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Alain Berset në një konferencë shtypi në Bern.

Coronavirusi: Zvicra shpall gjendje të jashtëzakonshme
Lexo po ashtu Coronavirusi: Zvicra shpall gjendje të jashtëzakonshme

Siç është raportuar më herët, “të gjitha dyqanet, tregjet, restorantet, baret, institucionet argëtuese, si muzetë, bibliotekat, kinematë, sallat e koncerteve, teatrot, qendrat sportive, pishinat dhe zonat e skive janë të mbyllura”.

Ndërkohë, “dyqanet ushqimore, stacionet e benzinës, hotelet, bankat dhe zyrat postare janë ndër objektet që do të qëndrojnë të hapura”.

Gjithashtu Qeveria e Zvicrës njoftoi të premten se do të ndajë 10.5 miliardë dollarë menjëherë për të ndihmuar kompanitë dhe punonjësit për ta përballuar këtë krizë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori