LAJMI I FUNDIT:

Shiu i dendur dhe përmbytjet ‘godasin’ Lisbonën – banorëve u bëhet thirrje të qëndrojnë në shtëpi

Shiu i dendur dhe përmbytjet ‘godasin’ Lisbonën – banorëve u bëhet thirrje të qëndrojnë në shtëpi

Shiu me intensitet të lartë ka “goditur” të martën kryeqytetin portugez, duke përmbytur tunele, duke “marrë me vete” makinat dhe duke detyruar autoritetet të pezullojnë shërbimet e autobusëve dhe tramvajit dhe të mbyllin disa rrugë kryesore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë, zyra e kryebashkiakut të Lisbonës e vendosi qytetin në një paralajmërim “të kuq” të motit rreth orës 6:30 të mëngjesit dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimin për në kryeqytet në grykëderdhjen e lumit Tagus.

Që nga mesnata, shërbimet e urgjencës kanë raportuar 275 incidente në Lisbonë dhe rrethin fqinj Setubal, duke përfshirë rrugë të përmbytura, tunele dhe stacione treni.

Disa dyqane dhe restorante ishin gjysmë të zhytura në ujë.

Komandanti i Mbrojtjes Civile, Andre Fernandes, ka thënë në një konferencë për shtyp se “nuk do të ishte e lehtë” të kthehej situata në normalitet pasi reshjet kishte të ngjarë të intensifikoheshin.

Zyra e kryetarit tha se autobusët dhe tramvajet e qytetit nuk po funksiononin, metroja nuk funksiononte plotësisht dhe një numër stacionesh treni ishin të paarritshëm për shkak të përmbytjeve.

Kushtet e pafavorshme të motit sollën gjithashtu një bllokim të zonës metropolitane të Lisbonës të mërkurën e kaluar, kur një person vdiq në një bodrum të përmbytur.

Shi i dendur goditi gjithashtu pjesë të tjera të vendit të martën, me agjencinë e motit IPMA që shpalli “alarm të kuq” në rrethin qendror të Portalegre.

“Sot është një ditë për të qëndruar në shtëpi, për të punuar nga shtëpia, pak si gjatë pandemisë”, citohet të ketë thënë shefi i IPMA, Miguel Miranda për televizionin SIC. “Kjo është mënyra e vetme që ne mund t’i ndihmojmë ata që punojnë për të na ndihmuar”.

Bashkia e Lisbonës është kritikuar për dështimin gjatë viteve në ndërtimin e infrastrukturës për të parandaluar përmbytjet.

Kryebashkiaku Carlos Moedas tha se puna për të ndërtuar një tunel kullimi 5 km (3 milje) duhet të fillojë së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori