LAJMI I FUNDIT:

Shitjet online në Kosovë përkrahen fuqishëm nga posta më inovative në vend

Shitjet online në Kosovë përkrahen fuqishëm nga posta më inovative në vend

Ndonëse industria e postave në Kosovë është e madhe, faktikisht është e vogël industria e postave me avancime të mëdha teknologjike.

N’POST është kompania e parë në Kosovë e cila premton risi të shumta në treg duke përkrahur zhvillimin e tregtisë përmes internetit.

Përveç se ka investuar në flotë komplet të re të veturave, zhvillimin e aplikacioneve, kompania N’POST është duke investuar edhe në rrjetin e makinave vetëshërbyese digjitale për pranim dhe dërgim të pakove, të cilat quhen N’POSTomat.

Pra i tërë sistemi i dërgimit dhe pranimit të pakove do të digjitalizohet duke e shpejtuar çdo proces siç janë mbledhja e porosive, pranim dorëzimi i mallrave me nënshkrim dhe fotografi, duke e rritur sigurinë, shtuar transparencë dhe duke e rritur efikasitetin.

N’POST për momentin ofron dërgesa të shpejta brenda Kosovës ku porositë mbërrijnë brenda 24 orëve nga pranimi i dërgesave nga shitësit, duke përfshirë edhe shërbimin superior ndaj klientit dhe mundësinë e gjurmimit të dërgesës nga shitësi dhe klienti, ku gjithashtu mund të përdoret edhe shërbimi “Asistentja” falas, mbështetje telefonike për klientët dhe shitësit në linjën pa pagesë.

Veçori tjera të N’POST janë “barazime me një klik” brenda 24 orëve dhe raporte të detajuara financiare për shërbimin e mbledhjes së parave, faturë të rregullt për shërbimin postar, mbledhje të porosive nga disa pika dhe shumë veçori tjera.

Në afat prej 2 vitesh, kompania pritet ta krijojë edhe qendrën mbështetëse të e-commerce që do të quhet N’hub, ku shitësit do të kenë mundësi të kontraktojnë kryerjen e shërbimeve të pranimit të mallrave, magazinimit, procesimit të porosive, dërgesës së porosive tek klientët e fundit, etj.

Gjatë javëve në vijim N’POST pritet t’i prezantojë produktet më të reja teknologjike në treg, e që do të jenë prurja më e re në tregun kosovar!

Si të kontaktoni me N’POST:

Për të kontaktuar me N’POST në mënyrë që të siguroni çfarëdo shërbimi apo informacioni që ju nevojitet, i keni këto adresa:

Linja pa pagesë: 0800-20-400
Tel/Viber: +383 46 100 830
Website: www.nposta.com
Facebook: N POST
Instagram: Npost_official

Artikull i sponzorizuar