LAJMI I FUNDIT:

Shitjet e veturave bien më 24% në BE

Shitjet e veturave bien më 24%  në BE
Foto: Ilustrim

Shitjet e makinave të reja në Bashkimin Europian kanë rënë ndjeshëm në shtator, ndërkohë që janë prezantuar rregullat e reja për emetimin e ndotjes.

Regjistrimet e makinave të reja, tregues i shitjes, ranë me 24% në të gjithë Bashkimin Europian me bazë vjetore, në 1.09 milionë makina, sipas Shoqatës së Prodhuesve të Makinave në Bruksel.

Duke përfshirë edhe vendet e Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), regjistrimet ranë në 1.12 milion, nga 1.47 automjete të shitura në Shtator 2017.


“Kjo nuk është një surprizë, ndërkohë që prezantimi i rregullave të reja të testimit në fillim të Shtatorit, shkaktoi një shitje gjigante të makinave në muajin gusht”, deklaroi organizata në Bruksel. Prodhuesit europian ofruan zbritje të mëdha për makinat që nuk përputhen me rregullat e ndotjes që u bënë efektive në Shtator.

Shitjet e Volkswagen ranë me 48% në Shtator, ndërsa kërkesa për Daimler dhe BMË, ra me 12 % dhe 8.6% në mënyrë respektive. Fiat Chrysler pati rënie të shitjeve me 32%, ndërsa Renault dhe Peugeot, pësuan rënie me 27% dhe 7.7% në mënyrë respektive, raporton Scan Tv.

Ndër vendet pjesëtare, shitjet ranë me 31% në Gjermani, që është tregu më i madh, ndjekur nga rënia me 25% në Itali. Në 9 muajt e parë të vitit 2018, regjistrimet e makinave të reja u rritën me 2.5%, në 11.95 milionë automjete. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori