LAJMI I FUNDIT:

Shitjet e makinave të reja në Evropë shënojnë rritje me 87 për qind, brenda periudhës njëvjeçare

Shitjet e makinave të reja në Evropë shënojnë rritje me 87 për qind, brenda periudhës njëvjeçare

Regjistrimet evropiane të makinave shënuan rritje gjatë muajit mars, treguan të dhënat e industrisë të premten, duke u rikuperuar nga kolapsi që ndodhi një vit më parë, kur masat kufizuese ndaj kundër coronavirusit dhe pasiguria shoqëruese përreth Evropës shkaktoi dëm në shitje.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, regjistrimet e makinave të reja u rritën me 87.3 për qind (brenda një periudhe njëvjeçare) në 1 milion automjete në Bashkimin Evropian, treguan shifrat nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).


Italia, vendi i parë që u mbyll në Evropë vitin e kaluar, shënoi rritjen më të madhe prej 497 për qind, e ndjekur nga Franca me 192 për qind, dhe Spanja me 128 për qind, derisa Gjermani pa rritje të shitjeve në 36 për qind.

Shitjet në Volkswagen dhe Stellantis në BE, Britani dhe vendet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), u rritën përkatësisht 46 për qind dhe 140 për qind, derisa Renault raportoi një rritje prej 70 për qind. /Telegrafi/