LAJMI I FUNDIT:

Shitjet e kriptovalutave për pesë muaj arrijnë në 13.7 miliardë dollarë

Shitjet e kriptovalutave për pesë muaj arrijnë në 13.7 miliardë dollarë

Sipas PwC Strategy, shitjet e kriptovalutave arritën në 13.7 miliardë dollarë në pesë muajt e parë të 2018-së, ose thuajse dyfishin e atyre që janë shitur përgjatë gjithë vitit të kaluar.

Shitjet e 537 Ofertave Fillestare të Monedhave (ICO) këtë vit kaluan atë të 2017-së prej 7 miliardë dollarësh dhe se Telegram është një prej kontribuuesve më të mëdhenj në shitjet e këtij viti, shkruan Telegrafi.


Kompania pas aplikacionit shumë popullor të komunikimit ngriti 1.7 miliardë dollarë nga ICO-ja, ndërsa EOS u rrit më shumë se 4 miliardë dollarë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vendi lider i ICO-ve ku 56 prej tyre kanë gjeneruar 1.1 miliardë dollarë në pesë muajt e parë të 2018-së, ndërsa në Evropë, kryeqyteti i kriptovalutave Zvicra kurse Britania e Madhe gjithashtu po fiton terren. /Telegrafi/