Edhe pse BlackBerry nuk ka publikuar asnjë të dhënë për sasinë e shitjeve për BlackBerry Z10, përfaqësuesi i kompanisë për Britaninë, Stephen Bates ka thënë se “përgjigja të cilën e kemi marrë, i ka tejkaluar të gjitha pritjet e partnerëve tanë.Konsumatorët po vendosin të blejnë BlackBerry Z10 në sasi të mëdha” ka thënë Bates. 

Gjatë javës së kaluar, BlackBerry Z10 ishte lansuar në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa prezantimi i telefonit do të vazhdojë edhe në Kanada, dhe në vendet tjera evropiane, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Spanjën, Italinë dhe të tjerat në vijim. / Telegrafi