LAJMI I FUNDIT:

Shitet për një milion euro, i vetmi Mercedes-Maybach G650 (Foto)

Shitet për një milion euro, i vetmi Mercedes-Maybach G650 (Foto)

Prodhuesi gjerman Mercedes, ka prodhuar gjithsej 99 Maybach G650 Landaulet dhe i ka shitur të gjitha, pos njërës që e ka përdorur për ekspozim.

Meqenëse ky ekzemplar mbeti për një kohë të gjatë dhe ishte shumë i dëshirueshëm, është vendosur që të dërgohet në ankand dhe paratë e mbledhura të shkojnë për bamirësi, transmeton Telegrafi.


Ofertuesi anonim e ka blerë këtë model për 1.1 milionë euro, pasi ishte çmimi më i lartë që u dha nga të pranishmit.

Ky organizim është zhvilluar vetëm pak kohë, para se të lansohet një SUV i ri nga e njëjta linjë e prodhimit. /Telegrafi/