LAJMI I FUNDIT:

Shitet Ford Escorti i prodhuar para 20 viteve, që ka të kaluara vetëm 1,300 kilometra (Foto)

Shitet Ford Escorti i prodhuar para 20 viteve, që ka të kaluara vetëm 1,300 kilometra (Foto)

Është shitur përmes një ankandi në Birmingham të Anglisë, një Ford i prodhuar para 20 vitesh.

Ofertuesi ka dhënë 104 mijë euro, për ta pasur modelin Escort RS Crosworth që ka vetëm 1,300 kilometra të kaluara, transmeton Telegrafi.


“Kapsula e kohës” është quajtur kjo veturë, që ka qëndruar në kushte të përkryera dhe është nxjerr rrallë për nga një xhiro.

Vetëm 7,145 modele të tilla u prodhuan nga Ford, ndërsa shumica prej tyre ruhen në hapësira si të ekspozitave, që të shiten për shuma të larta. /Telegrafi/