LAJMI I FUNDIT:

Shitën bileta të falsifikuara me 400 euro për ndeshjen Shqipëri-Çeki, arrestohen dy persona në Tiranë

Shitën bileta të falsifikuara me 400 euro për ndeshjen Shqipëri-Çeki, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen kanë falsifikuar dhe shitur rreth 60 bileta të tilla, për ndeshje Shqipëri-Çeki. Në pranga kanë rënë shtetasi A. O. dhe S. A., të dy banues në Tiranë.

Policia tha se nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i kanë shitur ato me çmime deri në 400 euro.


Pasi qytetarët kanë paraqitur këto bileta, për të hyrë në stadium, janë krijuar probleme teknike sepse biletat ishin të dubluara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/