LAJMI I FUNDIT:

Shiret Elezi: Përmirësohet rritja ekonomike në vend

Shiret Elezi: Përmirësohet rritja ekonomike në vend

“Politika e rritjes së pagave është prioritet i qeverisë andaj janë marrë masa, përkatësisht rritja e pagës minimale dhe krijimi i një mekanizmi ligjor për shtrirjen e rregullt dhe vendosjen e një standardi”.

Kështu vlerëson zv.ministrja e financave Shiret Elezi, duke theksuar se krahas rritjes së pagave rritet njëkohësisht edhe produktiviteti dhe punësimi në vend.


Sa i përket rritjes së BPV-së, Elezi thotë se e rëndësishme është rritja e gjerë që po ndodh në disa sektorë dhe se nuk është për shkak të ndërhyrjes së shtetit si ka qenë më parë.

“Tash sektori privat po tërheq rritjen në disa segmente. Për shembull, industria përpunuese po rritet, shërbimet, tregtia, sektori i ndërtimit po rritet gjithashtu, këtu shohim në tremujorin e katërt rritja është rreth 19%. Konsumi në familje gjithashtu është rritur për shkak të rritjes së numrit të punonjësve, por edhe për shkak të rritjes së pagave që ishte më e larta në nëntë vitet e fundit”.

“Investimet e huaja arrijnë në vlerë prej 624.5 milion euro dhe janë gati tre herë më të larta se niveli mesatar i tetë viteve të kaluara. Një nga treguesit më të rëndësishëm që po ecën ekonomia në drejtimin e duhur është reduktimi i papunësisë. Për herë të parë që nga pavarësia e vendit papunësia ka rënë nën 20%. Çdo vit, në 2018, punësimi u rrit me rreth 20.000 persona. Duke ulur papunësinë dhe rritjen e pagave, standardi i jetesës po përmirësohet”, tha zv.ministrja Shiret Elezi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Shëndetësi
Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Lajme
Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Lajme
Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Lajme
Kalo në kategori