LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Në Vardarishte nuk deponohen mbeturina të reja, por bëhet përpunimi i tyre primar dhe dërgohen në Drislla

Shilegov: Në Vardarishte nuk deponohen mbeturina të reja, por bëhet përpunimi i tyre primar dhe dërgohen në Drislla

“Deponia Vardarishte ka qenë në shfrytëzim intensiv për hedhje të mbeturinave komunale të Bashkisë së Shkupit nga viti 1997, ku u hap kapaciteti Drislla, dhe ajo që de fakto ndodh atje tani është në tërësi dekompozim i mbetjeve komunale të deponuara që është problem ekologjik serioz potencial për Bashkinë e Shkupit. Bashkia dhe “Higjiena komunale” atë që për momentin e punojnë në Vardarishte është se atje ka një kapacitet të stacionit ngarkues ku dërgohen mbeturinat në atë pjesë të qytetit, bëhet selektimi primar, ngarkohet në automjete dhe dërgohet në Drislla, që do të thotë se mbeturina e re komunale nuk gjenerohet, por bëhet përpunimi i tij primar dhe dërgohet në Drislla”.

Këtë sot në deklaratë për mediat e theksoi kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov pas brifingut me gazetarët për ish deponinë Vardarishte dhe problematika që ekziston atje dhe me të cilën përballet qyteti, por edhe qytetarët të cilët jetojnë në afërsi.


“Problemet lindin nga një vend i papërshtatshëm afatgjatë dhe mënyrë joadekuate e deponimit shumë dekadëshe të mbeturinave komunale. Në afërsi të drejtpërdrejtë të vetë lokacionit ekzistojnë tri subjekte juridike të cilat menaxhojnë me mbeturinat, ndërsa të cilat si institucione janë nën kompetencë të jashtëzakonshme të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) dhe Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor, përkatësisht qyteti nuk e ka ingerencën të mund t’i inspektojë ose të caktojë ç’farëdo lloj sanksioni nëse të njëjtat në mënyrë joadekuate e kryejnë veprimtarinë e tyre, edhe pse i monitorojmë”.

“I monitorojmë për arsye të njëjtë që shërbimet tona inspektuese janë atje të pranishme për shkak të ekzistimit të tri lagjeve të egra, të përpunimit joformal të mbeturinave, të cilat si të tilla i sanksionojmë. Kontrolli inspektues në dy vitet e fundit është rritur për 300 për qind për dallim nga e kaluara”, potencoi Shilegov.

Ai gjithashtu informoi se Bashkia në ndërkohë ka përpunuar studim për sanim të tërësishëm të Vardarishtes, për mbrojtje të tërësishme të atij lokaliteti.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori