LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Familja e Ivanov ka relacione biznesi me firma nga Panama!?

Shilegov: Familja e Ivanov ka relacione biznesi me firma nga Panama!?

Familja e afërt e Gjorgje Ivanov, njeriut i cili shpalli falje për bandën kriminale të Nikola Gruevskit, është drejtpërsëdrejti e lidhur me biznese dhe firma nga Panamaja, ka akuzuar sot zëdhënësi i LSDM, Petre Shilegov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, vëllai i Maja Ivanova, Sasho Tonevski, ka relacione biznesi me firmën „LIP Corp Panama City“ nga Panamaja.


Duke drejtuar dokumentin nga Regjistri qendror kah gazetarët Shilegov tha:

– Ky është ai dokument. Lip Corp Panama është themelues dhe pronar i firmës „Delfino travel Ballkans“. Sasho Tonevski, vëllai i Maja Ivanova, është njëri nga pronarët dhe drejtor i kësaj firme. Vetëm para disa ditësh, ose në kohën kur filloi të përhapet skandali me larjen e parave përmes firmave panameze, „Delfino travel Ballkans“ është shuar dhe shlyer nga Regjistri qendror.

Ai pyeti se çfarë fsheh familja e Ivanov?

– Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë. Maqedonia është në këmbë. Drejtësia, liria dhe demokracia po kthehen. Gjithkush që e ka shkelur ligjin do të përgjigjet, porositi në fund Shilegov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori