LAJMI I FUNDIT:

Ky shofer ju tregon të gjitha mënyrat e gabuara për të shmangur një përplasje

Ky shofer ju tregon të gjitha mënyrat e gabuara për të shmangur një përplasje

Vozitja është diçka në të cilën disa njerëz janë të mrekullueshëm, ndërsa disa të tjerë jo edhe aq. Në videon e mëposhtme ne e shohim shembullin e dytë, dhe gjithashtu edhe mësojmë se si të shmangim shoferët e dobët. Këtu është një demonstrim vizual i gjërave që nuk duhen bërë gjatë vozitjes në autostradë.

Kjo video që tregon përplasjen u postua në Reddit në forumin u/EffrumScufflegrit. Brenda videos shihet një kamionçinë që lëviz në korsinë e dytë në I-285 në Atlanta në atë që duket të jetë në mëngjesin e 30 korrikut.


Menjëherë pas fillimit të videos shohim një Acura RSX që hyn në kornizën e videos. Fillimisht, vetura ndodhet është në korsinë 3, por ajo shihet duke lëvizur për arsye të panjohura në korsinë 2 pas kamionçinës, raporton Car Scoops, transmeton Telegrafi.

They had so many chances to not end up like this…
by u/EffrumScufflegrit in IdiotsInCars

Në dukje i befasuar nga prania e kamionit, shoferi i Acura shkel frenat dhe tenton të kthehet përsëri në korsinë 3, por e kapërcen atë. Zinxhiri i ngjarjeve duket i pashmangshëm në momentin kur shoferi tenton të korrigjojë gabimin.

Herën e fundit që shoferi i Acura kthen timonin nga ana e majtë, këtë herë duke shtypur frenat ashtu si më parë, dhe transferimi i peshës përpara ndihmon që gomat të humbasin fuqinë e tyre, dhe Acura shkon drejt bllokadave të betonit.

Hunda e makinës është pothuajse e drejtuar me një shkallë prej 180 gradë në drejtim të rrugës përpara përplasjes dhe në njëfarë mënyre shoferi i kamionçinës arrin të shmangë përplasjen.

Në fakt, gjatë procesit të këtij aksidenti tmerrësisht të keq të vetëshkaktuar, ne shohim një shembull të mirë të ndërgjegjësimit dhe veprimit të duhur. Shoferi i kamionçinës jo vetëm që vëren Acura-n, por edhe e bënë gjënë e duhur, duke frenuar në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt. /Telegrafi/