Kur është fjala për modelin 911 GT3 RS të Porsche, askush nuk pret që të jetë i shpejtë dhe të bëjë kthesa apo lakesa.

Por kjo super-veturë me ngjyrë portokalli të hapur, që është e gjerë dhe e ulët në të njëjtën kohë, ka një fuqi të madhe lëvizëse, transmeton Telegrafi.


Me 410-kuaj fuqi, vetura me V6 me 3.8 litra për njësi, japë përshtypje krejt tjetër kur është në pistë.

Në videon e regjistruar, shihet Porsche 911 teksa shpejton nëpër asfalt dhe merr kthesën me shumë elegancë, i përshkruan magazina Automobile lëvizjet e kësaj veture.

Në regjistrimin e publikuar, mund të shihni lëvizjet e mahnitshme të veturës së shpejtë teksa vozitet nga shoferi profesionist. /Telegrafi/