Askush nuk dëshiron që të jetë afër një tornadoje.
Megjithatë, duket se mjaft njerëz janë të gatshëm të vënë jetën e tyre në rrezik për të dokumentuar atë që po ndodh brenda “syrit” potencialisht shumë të rrezikshëm të stuhisë, në mënyrë që shumë njerëz të mund të parashikojnë më mirë ngjarjet e ardhshme të motit.
Disa prej jush mund të kujtojnë një seri televizive të quajtur “Storm Chasers – Ndjekësit e Stuhisë”, ku protagonistët bënë pikërisht atë që thoshte titulli: ndjekin stuhitë.
Dhe siç mund ta prisnit, aty ishte e përfshirë një veturë e cila ndihmonte meteorologët e guximshëm t’i mbijetonin udhëtimeve të tyre të rrezikshme.
Një nga veturat që u shfaq në këtë seri quhej SRV Dominator, dhe kishte tre gjenerata, me të fundit – Dominator 3 – veturë kjo e cila u bazua në strukturën e një Ford Super Duty të 2013, duke përfshirë motorin V8 me naftë, vozitje me të katër rrotat me diferencial të pasmë mbyllës dhe transmision automatik, shkruan Motor 1, transmeton Telegrafi.
Video me kohëzgjatje prej 8 minutash e titulluar “BEST Tornado Intercept in History”, dokumenton faktin se si ekipi i quajtur Team Dominator arriti të futej në tornadon e Spalding të Nebraska rreth një javë më parë, dhe e gjitha kjo me ndihmën e Dominator 3.
Ekipi prej katër personash e ndoqi stuhinë për mjaft kohë përpara se të shkonte në një pjesë të rrugës në të cilën do të kalonte tornado.
Me trupin e tij nga çeliku me gjatësi prej 16 metrash, dritaret e papërshkueshme nga polikarbonati dhe amortizatorët të aftë për të ulur trupin shumë afër tokës, Dominator 3 mbronte të gjithë ata që ndodheshin brenda dhe i mbajti të sigurt gjatë sekondave të mbushura me adrenalinë kur stuhia kaloi pranë tyre.
Në fund të videos, dyert e Dominator mund të shihen gjerësisht të hapura, si dhe fenerët origjinalë të Super Duty të fshehura nën një mbulesë mbrojtëse. Pjesa e brendshme e automjetit mund të shihet gjithashtu në një moment gjatë videos. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMansory modifikon Rolls-Roce Spectre
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë
Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën