LAJMI I FUNDIT:

Shikojeni super-aksionin e njësitit antidrogë në Mitrovicën Veriore (Video)

Shikojeni super-aksionin e njësitit antidrogë në Mitrovicën Veriore (Video)

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ të premtën ka sjellur pamje ekskluzive të njërit nga aksionet më të mëdha antidrogë në vend.

Aksioni në të cilin kanë marrë pjesë mbi 200 policë është shtrirë edhe në Veriun e Mitrovicës ku policia ka bastisur dy lokale.


Aksioni i zhvilluar dy javë më parë dhe i shtrirë në shtatë regjione të vendit dhe është ndjekur nga shtatë ekipe reporterësh të Drejtësia në Kosovë.

Ky operacion ka rezultuar me 25 persona të arrestuar konfiskimin e 4 armëve të zjarrit 18 fishekëve 14.6 gramë marihuanë, 4 gramë heroinë, 15 thika, një shufër metali, një shufër gome, dy mullinj për bluarjen e marihuanës, dhe disa gjëra tjera ilegale./KALLXO.com/