LAJMI I FUNDIT:

Shikojeni aksionin e policisë për gjetjen e armëve ilegale në Shtime (Video)

Shikojeni aksionin e policisë për gjetjen e armëve ilegale në Shtime (Video)

“Drejtësia në Kosovë” në Rubrikën “Policia” sjell aksionin e bastisjeve, arrestimeve dhe gjetjes së armëve në Shtime.

Në fillim pjesëtarët e policisë analizojnë në një mbledhje aksionin që planifikojnë dhe ndajnë detyrat që ai të shkojë sipas parashikimeve.


Cak i policisë janë tri lokacione në Komunën e Shtimes të cilat duhet të bastisen për armë ilegale me urdhër-kontroll të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Gjatë aksionit policia në orët e hershme të mëngjesit synon dhe ia arrin që të kërkuarit t’i zë në befasi. Në njërin nga lokacionet e kërkuara arrestohet një person, edhe pse aty nuk zbulohen armë.

Personi tjetër arrestohet për armë mbajtje pa leje në vendin ku gjenden tri armë-dy pushkë gjuetie dhe një gjysmë-automatike.