LAJMI I FUNDIT:

Shijojeni natyrën nga “shtëpiza e zogjve”

Shijojeni natyrën nga “shtëpiza e zogjve”

Të rrethuara me fjorde dhe kurora malesh në shkretëtirat e Norvegjisë, shtrihen shtëpiza të pazakonta të cilat ofrojnë ndjenjë plotësisht të lirisë dhe të qetësisë

“Birdbox” është shtëpizë e fabrikuar me një hapësirë e cila është e dizajnuar në atë mënyrë që sa më mirë t’ju ofrojë viset e paprekura.

Një ndër atutë kryesore të kësaj strehe në natyrë janë dritaret e gjera rrethore, andaj nga cilido kënd i dhomës mund të kënaqeni në shikimin panoramik, transmeton Telegrafi.

Shtëpiza ka hapësirë të mjaftueshme që të ofrojë komforin e nevojshëm, por njëherësh është mjaft e vogël dhe e lehtë sa që mund të vendoset në shtylla dhe në atë mënyrë të ndikojë minimalisht në ambientin natyror.

Kreatori i projektit është kompania “Livit”, e cila ka dizajnuar dy tipa shtëpizash – mini e cila ka formën e dhomës dhe midi e cila ka edhe kuzhinën për çaj.

Të dy modelet kanë dizajnë minimalë me dritare atraktive dhe eksterier të saktë, i cili përshtatet shumë mirë me masivet malore.

Bashkë me shtëpizën ndodhet edhe tualeti i ndarë me dyer xhami – që në çdo moment të mund të kënaqeni me pamjen.

“Birdbox” është bërë nga materialet të cilat janë rezistuese ndaj kushteve klimatike dhe nuk kërkojnë mirëmbajtje.

Shtëpizat do të jenë të vendosura në gjithë shtetin ku ju ofrohet mundësia që të përjetoni përvoja të reja në çdo vend të cilin e vizitoni.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Stil
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Stil
Kalo në kategori