LAJMI I FUNDIT:

Shifrat e frikshme: Krimi global gjeneroi 2.2 trilionë dollarë në vit, trafikantët e drogës fituan 652 miliardë

Shifrat e frikshme: Krimi global gjeneroi 2.2 trilionë dollarë në vit, trafikantët e drogës fituan 652 miliardë

Ekonomia e krimit gjeneroi 2.2 trilionë dollarë të ardhura në shkallë globale gjatë vitit 2014. Shifra marramendëse u raportua nga “Global Financial Integrity”, instituti kërkimor më prestigjioz në botë për studimet financiare mbi krimin.

Reklama

Në një raport të sapo publikuar, GFI ka analizuar të ardhurat e gjeneruara për 11 aktivitete kriminale.

Sipas tij, biznesi më i madh i ekonomisë së zezë është pirateria dhe tregtimi i mallrave të falsifikuara, përfshirë ilaçet, të cilat në vitin 2014 gjeneruan 1.13 trilionë dollarë të ardhura.

Pas falsifikimit, vjen trafiku i drogës. Biznesi i narkotikëve ka një xhiro 652 miliardë dollarë amerikan në vit dhe gati gjysma e kësaj shume vjen vetëm nga kanabisi, që mbetet droga me prodhimin dhe konsumin më të gjerë në rang global.

Në vendin e tretë dhe të katërt vijnë trafiku i qenieve njerëzore dhe prerja e paligjshme e pyjeve, të cilat gjenerojnë secila nga rreth 150 miliardë dollarë të ardhura në vit, ndërsa 7 aktivitetet e tjera kriminale kanë një xhiro më të ulët shkruan TCH.
Por përveç shumave marramendëse që gjeneron ekonomia e krimit, gjetja më shqetësuese e raportit është se ajo vazhdon të zgjerohet nga viti në vit. Sipas “Global Financial Integrity”, qeveritë dhe komuniteti ndërkombëtar kanë dështuar të zvogëlojnë biznesin e krimit edhe pse shpenzojnë miliarda dollarë në vit për këtë.

Në trend Botë

Më shumë
Zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi?

Zgjedhje të jashtëzakonshme në Serbi?

Serbia
Djali i Prigozhin mund të marrë kontrollin e Wagner - zbulohen disa

Djali i Prigozhin mund të marrë kontrollin e Wagner - zbulohen disa "detaje të negociatave"

Botë
Nëntë të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar – publikohet momenti i shembjes së çatisë së një kishe në Meksikë

Nëntë të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar – publikohet momenti i shembjes së çatisë së një kishe në Meksikë

Amerika
Dy mesazhe të fuqishme nga SHBA dhe BE për Ukrainën

Dy mesazhe të fuqishme nga SHBA dhe BE për Ukrainën

Botë
Inicialet

Inicialet "SRB" vendosen në ambasadën e Kosovës në Kroaci, reagon deputetja shqiptare Lekaj-Përlaskaj

Kroacia
Një 'adhurues' i Putinit, makinave të shpejta dhe ‘bodybuilding-ut’ – kush është Robert Fico, njeriu që pritet të kthehet në pushtet në Sllovaki?

Një 'adhurues' i Putinit, makinave të shpejta dhe ‘bodybuilding-ut’ – kush është Robert Fico, njeriu që pritet të kthehet në pushtet në Sllovaki?

Evropa
Kalo në kategori