SHGM, SPGPM dhe KEMM: Për narrativin publik që nxit urrejtje dhe agresion, doemos të ketë përgjegjësi
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Këshilli për Etikë në Media të Maqedonisë (KEMM) dënojnë fjalimin që nxit dhunë dhe stimulon diskriminim gjinor, që u shfaq në një kanal të platformës sociale “YouTube”.
Theksojmë se liria e fjalës nënkupton përgjegjësi dhe ndërgjegjësim të lartë për parimet dhe liritë demokratike, të drejtat dhe detyrimet në një shoqëri të hapur. Kur liria e fjalës shndërrohet në apo nxit akte kriminale ose çfarëdo lloj shkeljeje të të drejtave civile dhe të njeriut, atëherë ajo nuk është liri por agresion dhe kështu duhet trajtuar.
Theksojmë se organizatat profesionale të gazetarisë nuk do ta pranojnë kurrë këtë mënyrë komunikimi në hapësirën publike. Pavarësisht se personat në këtë rast nuk kanë qenë dhe nuk janë anëtarë të organizimeve tona, ndjejmë nevojën të paralajmërojmë se ky komunikim mund të lërë pasoja të rënda tek publiku, sidomos tek publike me moshë të re. Gjuha e urrejtjes, si dhe ajo që nxit dhunën dhe krijon paragjykime, nuk është dhe nuk duhet të jetë normale në komunikimin publik.
Në situata të tilla, është e nevojshme që institucionet kompetente të marrin masa të menjëhershme për të demonstruar se mosndëshkimi në rast të keqpërdorimit të rëndë të fjalës publike në hapësirën e internetit nuk tolerohet. Prandaj përshëndesim reagimin e shpejtë dhe transparent të MPB-së dhe Prokurorisë dhe presim që sa më shpejt të ketë një procedurë gjyqësore, e cila do të demonstrojë se ky lloj keqpërdorimi i nënshtrohet sanksioneve.
Përveç kësaj, theksojmë se përgjegjësinë se kush dhe çfarë përmbajtje krijon për publikun e kanë edhe kompanitë që promovojnë produktet e tyre në platforma të tilla, nëpërmjet reklamave me pagesë. Reklamuesit duhet të jenë të vetëdijshëm se kanë një përgjegjësi shoqërore dhe se mbështetja me vetëdije e një përmbajtjeje të tillë i bën ata bashkëpunëtorë në promovimin e vlerave të shtrembëruara dhe në shkeljen e të drejtave njerëzore.
Prandaj është e nevojshme që ata të distancohen publikisht nga ky lloj narrativi publik, të rishqyrtojnë bashkëpunimin e tyre dhe në të ardhmen të kenë kujdes se ku vendosin reklamat.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkolla verore “Jam shqiptar”, të rinjtë nga Diaspora do të kryejnë vizita studimore në Shqipëri
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mbolizim masiv
Dita Ndërkombëtare e Puntorëve në Maqedoni do të shënohet me një protestë 1 Maji
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës