Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot promovoi dy publikime. I pari ishte për sulmet mbi gazetarët që kanë ndodhur në pesë vitet e fundit dhe mban titullin: “Kronika për (pa)sigurinë e gazetarëve“. Autorë të këtij publikimi janë gazetari Zoran Ivanov dhe avokati Igor Markovski. Në këtë publikim janë të përshkruar të gjitha sulmet e regjistruara mbi gazetarët, ndërsa është dhënë edhe një përshkrim edhe për atë se si gazetarët mund ti zbatojnë të drejtat e tyre para institucioneve shtetërore.
Publikimi i dytë është i titulluar: “Sulmet mbi gazetarët dhe punonjësve mediatik më 27 prill”. Siç tregon edhe vet titulli, temë e kësaj analize janë sulmet mbi gazetarët që ndodhën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 27 prill.
Nëpërmjet të dëshmive të gazetarëve të sulmuar dhe deklaratave të pothuajse të gjithë aktorëve politikë, autorët Dushica Mrgja, Enis Murtezi dhe Hristina Belovska u përpoqën të përshkruajnë atë që ndodhi saktësisht në atë “të enjte të përgjakshme” në tempullin e demokracisë. Vërejtja kryesore në këtë publikim i bëhet mosveprimit të gjyqësorit për sulmet mbi gazetarët, përkundër aktgjykimeve që janë bërë ndaj sulmuesve të politikanëve.
Në promocionin e publikimeve foli edhe kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski i cili tha se publiku, qytetarët dhe partitë politike duhet të kuptojnë se gazetarët nuk duhet dhe nuk guxon të sulmohen për shkak të kryerjes së detyrave të tyre profesionale.
“Nga ana tjetër, institucionet në vend, dhe para së gjithash gjyqësori duhet t’i procesojnë sulmet në afat sa më të shpejt në mënyrë që ti mbrojnë kolegët tonë prej sulmeve të ardhshme, por edhe për të mbrojtur demokracinë”, theksoi ai.
Çadikovski tha se këtë vit është regjistruar trend pozitiv në aspekt të sulmeve mbi gazetarët.
“Megjithatë, vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhje parlamentare, ndërsa kjo do të thotë popull i elektrizuar, atmosferë e tensionuar në shoqëri dhe në diskursin publik dhe kjo shpesh herë sjellë dhunë mbi kolegët tanë. Apelojmë të gjithë partitë politike që betejat e tyre ti bëjnë nëpërmjet të debateve cilësore, nëpërmjet të prezantimit të programeve të tyre partiake, në vend se të shkaktojnë përleshje në rrugë dhe sulme të gazetarëve dhe opinioni kritik”, theksoi Çadikovski.
Nga ana tjetër Drejtori Ekzekutiv i SHGM-së, Dragan Sekullovski tha se Shoqata nuk do t’i harrojë sulmet e pazgjidhura mbi gazetarët dhe punonjësit mediatik dhe do të insistojë deri në fund për pastrimin e tyre.
“Në të ardhmen, do të punojmë me Ministrinë e punëve të brendshme, Prokurorinë publike dhe me gjykatat, por edhe me avokatin e popullit me qëllim që të ndërtojmë sistem institucional nëpërmjet të cilit do të garantohet siguria e punonjësve mediatik”, tha ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur