LAJMI I FUNDIT:

SHGM me kallëzim në MPB për kërcënime me jetë ndaj Xhabir Derallës

SHGM me kallëzim në MPB për kërcënime me jetë ndaj Xhabir Derallës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka ngritur kallëzim në departamentin kompetent të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për kërcënim të drejtpërdrejtë me jetë ndaj themeluesit të “Civil Media”, Xhabir Deralla.

Kallëzimi vjen pas kërcënimit të drejtpërdrejtë ndaj kolegut Deralla në formën e një komenti në kolumnën e tij të publikuar në faqen zyrtare në Facebook të “Nova TV Web”, ku një profil i quajtur Aleksandar Antiç shkruante këtë koment: “Bëhu i dukshëm, ndyrësirë, kurdoherë plumbi do të arrijë”


SHGM hyri në kontakt me personin kontaktues në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përgjegjës për sulmet ndaj gazetarëve, ku ka raportuar rastin, dhe denoncimi njëkohësisht i është adresuar edhe Departamentit për Krime Kompjuterike dhe Forenzikë Digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Theksojmë se kërcënimet me jetë janë krime të përfshira në Kodin Penal, për të cilat autorët rrezikojnë dënim me burg, dhe Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike duhet të hetojnë dhe procedojnë menjëherë rastin për të ndëshkuar shkelësit e ligjit, por edhe për të parandaluar krime të tilla të mundshme në të ardhmen.

Kujtojmë se për rastet kur ka kërcënime të qarta për sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të medias, SHGM dhe Ministria e Brendshme kanë një protokoll bashkëpunimi, i cili përcakton hapat praktik të veprimit të gazetarëve kur ata janë objekt i një kërcënim përmes rrjeteve sociale dhe përgjithësisht në internet, përmes përfshirjes proaktive të Ministrisë së Brendshme në mbrojtjen e punonjësve të medias./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori