LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Gazetarët e lënduar në Kuvend të fillojnë procedura gjyqësore ndaj sulmuesve

SHGM: Gazetarët e lënduar në Kuvend të fillojnë procedura gjyqësore ndaj sulmuesve

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ju bën thirrje gazetarëve dhe punëtorëve medial të cilët gjatë kohës së dhunës në Kuvend u sulmuan ose lënduan nga ana e protestuesve të fillojnë procedura gjyqësore, me çka siç thanë, do të marrin mbështetje të plotë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“SHGM në bashkëpunim me zyrën e avokatëve “Medarski” ka siguruar mbështetje ligjore pa pagesë për gjithë gazetarët të cilët u penguan të raportojnë për ngjarjet më 27 prill këtë vit në Kuvend, kur mbështetësit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” dhunshëm sulmuan deputetët pas zgjedhjes së kryetarit të ri. Mbështetja ligjore nga SHGM do të ofrohet për gjithë qytetarët të cilët u sulmuan fizikisht ose u kërcënuan gjatë kryerjes së punës së tyre profesionale. Gazetarët që mendojnë të fillojnë procedurë gjyqësore, së pari duhet të sigurojnë dokumentacione mjekësore për lëndimet eventuale ose stresin e shkaktuar”, thuhet në njoftimin e SHGM-së.


Nga SHGM gjithashtu thonë se procedurat gjyqësore do të rrisin presionet ndaj institucioneve, që të dënojnë dhunuesit e gazetarëve dhe me këtë sipas tyre, do të ndalojnë që në të ardhmen të përsëritet diçka e tillë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori