SHGM: Dënojmë sjelljen poshtëruese të kandidatit Fatmir Limani ndaj gazetares Salije Sadiku
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon sjelljen poshtëruese publike të kandidatit të pavarur për kryetar të Kërçovës, Fatmir Limani, ndaj gazetares Salije Sadiku nga “TV21” dhe u kërkon aktorëve publikë që të jenë të kujdesshëm me sjelljet e tyre, veçanërisht ndaj gazetareve në vend.
Në fakt, derisa gazetarja Salije Sadiku ka raportuar për zgjedhjet lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është përballur me një situatë të pakëndshme, e shoqëruar me fjalë agresive dhe akuza nga kandidati i pavarur i Kërçovës, Fatmir Limani, drejtuar asaj personalisht dhe “TV 21”. Kolegia Sadiku ka qenë e pranishme në këtë ngjarje me qëllim që të përcillte tek qytetarët informacione nga cikli zgjedhor dhe, në vend që të merrte një përgjigje nga kandidati, ajo është ofenduar në mënyrë të vrazhdë dhe më pas është brohoritur nga turma.
Sipas koleges Sadiku, qindra simpatizues që e përkrahin Limanin, të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë momentit të incidentit, natën e 17 tetorit, kanë duartrokitur në momentin kur ka ndodhur rasti. Në reagimin e saj në Zyrën e SHGM-së, Sadiku sqaron se: “Të dielën ekipi i TV 21 së bashku me ekipet televizive të Tv Klan dhe RTM ishim në shtabin e Limanit në orën 20:00. Nga atje shefi i kabinetit, Bejtulla Emini, na tha se ende nuk janë gati, por do t’i presin rezultatet. Pas disa orëve u ktheva të marrë deklaratë nga kandidati dhe ai para të pranishmëve dhe me ton të lartë mu drejtua mua duke bërtitur: “Ju jeni e keqja më e madhe që u ka ndodhur qytetarëve, ju jeni gjakpirës. Ju jeni fajtor që Kërçova ka ardhur në këtë gjendje që është. Ju jeni me pushtetin dhe punoni në mënyrë të njëanshme”. Unë u tërhoqa dhe, në atë moment të pranishmit, që ishin më shumë se 100 persona, filluan me duartrokitje të forta dhe duke brohoritur uuuuuu … ”, deklaroi Sadiku.
Sjellja e këtilla ndaj gazetarëve që janë në detyrë në terren është i papranueshëm dhe është e nevojshme që të ndërgjegjësohen kandidatët për kryetarë komune dhe të gjithë aktorët politikë në ciklin zgjedhor, sepse në këtë moment vijon raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në shumë komuna.
Vlerësojmë se nëse incidente të tilla tolerohen në të ardhmen, ekziston rreziku i inkurajimit të dhunës së re, më serioze ndaj gazetarëve, duke rrezikuar kështu më tej sigurinë e tyre, të drejtën për lirinë e shprehjes dhe të drejtën për të informuar qytetarët./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kostadinovska Stojçevska: Pagat në kulturë janë rritur më shumë se 100% dhe do të vazhdojnë të rriten
Lëvizte me makinë i armatosur, arrestohet në Vorë 43-vjeçari nga Shkodra
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t’i vënë në kontroll
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur