LAJMI I FUNDIT:

Shfletuesi Opera ofron ueb-adresa në formën e emoji-ve

Shfletuesi Opera ofron ueb-adresa në formën e emoji-ve

Shfletuesi i njohur Opera ka njoftuar se do të ofrojë ueb-adresa që bazohen vetëm në emoji, e cila do të jetë një nivel i ri i krijimtarisë në internet.

Integrimi është pjesë e një partneriteti me Yat, i cili shet URL me një sërë emoji në to.


“Kanë kaluar pothuajse 30 vjet që kur rrjeti botëror u bë publik dhe nuk ka pasur shumë risi në botën e lidhjeve të internetit: njerëzit ende përfshijnë .com në URL-të e tyre”, tha Jorgen Arnesen, nënpresident ekzekutiv në Opera.

Faqet Yat janë domene unike, të krijuara kur dikush blen një seri emoji (të quajtura edhe Yat), raporton theverge.

Pronari i Yat mund të krijojë NFT të serisë së tij të emoji-ve dhe kompania planifikon të lejojë përdoruesit të lidhin Yat-et e tyre me pagesa elektronike.

Me integrimin e Opera, përdoruesit nuk do të duhet të shkruajnë më pjesën y.at të faqes së internetit Yat siç do të bënin me shfletuesit e tjerë. Kjo do të thotë që nëse dëshironi faqen e dikujt në Opera, thjesht duhet të shkruani emoji-t që lidhen me atë adresë. /Telegrafi/