LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet për herë të parë hibridi Land Rover Defender (Foto)

Shfaqet për herë të parë hibridi Land Rover Defender (Foto)

Versioni parë i këtij modeli, që do të jetë hibrid i elektrifikuar

Pa kaluar kohë e gjatë, që kur Land Rover bëri të ditur se do ta sjellë një Defender si hibrid, ky SUV është parë teksa testohej i kamufluar nëpër mot me borë, transmeton Telegrafi.


Çfarë bie në sy, është se rrotat tërësisht të reja, kanë edhe disa sensorë në disqe, që mendohet se është duke u testuar ndonjë sistem i ri frenimi.

Po që se bazohemi në imazhe, mund të thuhet se kemi të bëjmë me një SUV të egër për të gjitha terrenet, por që nuk duhet se në çfarë faze të punës është.

Deri më tani, ky prodhues britanik ka bërë të ditur se deri më 2020 do ta bëjë hibride secilën veturë, ndërsa shihet se Defender është pjesë e planit.

Megjithëse shtresa për kamuflazh ia ka fshehur linjat, ka lënë të zbuluar gypat për nxjerrjen e gazrave, që lë të kuptohet se nuk kemi të bëjmë me një makinë tërësisht elektrike. /Telegrafi/