LAJMI I FUNDIT:

Shfaqen pamjet e telefonit të ri Nokia me pesë kamera (FOTO)

Shfaqen pamjet e telefonit të ri Nokia me pesë kamera (FOTO)

HMD duket se po punon në një grup kamerash mbresëlënëse për një telefon të ardhshëm Nokia Android. Skicat e dizajnit dhe imazhet e rrjedhura tregojnë se mund të jemi gati të shohim një telefon të quajtur Nokia me pesë kamera në pjesën e pasme. Struktura penta-lens fillimisht u shfaq në thashethemet rreth një pajisjeje Nokia 10 më herët këtë vit, dhe tani një foto e telefonit është parë online.

Moduli i kamerës përfshin pesë lente të rregulluara në atë që duket si një rreth, me emërtimin e shquar Zeiss. HMD Global, kompania finlandeze që ka licensuar të drejtat për prodhimin e telefonave Nokia, u bashkua me Zeiss vitin e kaluar për të ribashkuar markat Nokia dhe Zeiss për epokën e Android. HMD ka filluar të përdorë tashmë optikën Zeiss në telefonat e tyre më të fundit Android, njofton The Verge.


Nuk është e qartë nga imazhet e rrjedhura se për çfarë do të përdoret ky konfigurim pesë kamerash në një pajisje Nokia. Huawei lansoi P20 Pro në fillim të këtij viti me tre kamera të pasme, të cilat mbështesin zmadhimin optik 3x ose zmadhimin hibrid 5x. LG thuhet se gjithashtu po shqyrton pesë kamera (tre në pjesën e prapme dhe dy në pjesën e përparme) për telefonin e ardhshëm të tyre.

Pesë sensorë kamerash sigurisht që do të ndihmojnë në çdo aftësi zmadhimi, por ka gjasa të bëjnë shumë më tepër sesa vetëm kjo. Nokia ka një histori të profesionalizmit në kamera, që daton nga kamerat 808 PureView dhe Lumia 1020, dhe më së fundi me kamerën Ozo VR të kompanisë.

HMD kohët e fundit bleu markën PureView nga Microsoft, prandaj mund të shohim një telefon të ri Nokia PureView.

Për më shumë, nëse një telefon me markë Nokia me pesë kamera është i vërtetë, mund të jetë një hyrje interesante në tregun me konkurrencë të ashpër të telefonave. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Kalo në kategori