LAJMI I FUNDIT:

Shëtiste i qetë nëpër trotuar, kinezit i bie në kokë dritarja nga kati i 19-të – shpëton mrekullisht (Video, +18)

Shëtiste i qetë nëpër trotuar, kinezit i bie në kokë dritarja nga kati i 19-të – shpëton mrekullisht (Video, +18)

Një burrë në Kinë ka mashtruar vdekjen, kur një dritare ra nga kati i 19-të mbi kokën e tij në qytetin Heceu.

Ky burrë po ecte i qetë në trotuar, kur befasisht nga ndërtesa ra një dritare dhe e goditi në kokë, ku nga fuqia e madhe e rrëzoi pa vetëdije në tokë, transmeton Telegrafi.


Kalimtarët e shokuar dhe banorët e zonës përreth vrapuan për ta ndihmuar duke e dërguar me urgjencë në spital, ku mjekët konstatuan se gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Siç raportojnë mediat kineze, pronari i apartamentit nga ku ra dritarja në ato momente ishte duke tentuar të vendosë dritaret e reja të aluminit, kur një nga ato i rrëshqiti nga dora. /Telegrafi/