Nuk e kam marrë ende, por ndoshta është për shkak të këtij hetimi që u krye nga Prokuroria e Hagës, ku donin të konfiskonin edhe 56 librat e mi dhe t’i shkatërronin, tha Vojislav Sheshel, tha drejtuesi i Partisë Radikale të Serbisë për Danas pas pretendimeve të djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Haga ka ngritur aktakuzë të re kundër liderit radikal.
Sheshel thotë se botoi materiale rreth gjykimit të tij në Hagë dhe se këtë do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen.
“Ka shumë materiale dhe informacione të supozuara konfidenciale për dëshmitarët e rremë të mbrojtur. Ata menduan se mund t’i ruanin përgjithmonë të gjitha sekretet e tyre. Ata falsifikuan proceset e Hagës, udhëzuan dëshmitarët e rremë dhe falsifikuan dokumente të ndryshme. Dhe kjo nuk mund të bëhet në rastin tim”, thotë kreu i SRS për Danas.
Ai shton se ka vendosur të zbulojë gjithçka, duke shtuar se tashmë janë shkruar dhe botuar mbi 60 libra për këtë temë dhe se janë planifikuar edhe 10 ose 20 libra të tjerë.
Sheshel thotë se Haga pret arrestimin dhe ekstradimin e tij, por vëren se kjo nuk është e mundur sipas ligjit tonë.
“Dje është njoftuar ambasada serbe në Hagë. Ai (Vuçiq) e konsideron atë një formë presioni si pjesë e këtyre presioneve të fundit kundër Serbisë”, beson Sheshel.
Ai tregon se është gati të shkojë në Hagë vullnetarisht, por me një kusht.
“Meqenëse pres që Britania e Madhe së shpejti të përmbytet nga deti, atëherë një valë e madhe do të lajë gjithë Holandën dhe do ta përmbytë atë. Unë nuk dua të jem në Scheveningen në atë moment dhe të mbytem. Kërkoj që mekanizmi i Gjykatës së Hagës të zhvendoset fillimisht në një vend tjetër. Më i përshtatshmi do të ishte Afganistani. Ka lartësi të madhe, nuk ka rrezik për se do të përmbytet. Klima është e shkëlqyer, një klimë e thatë, e cila është e shëndetshme për të moshuarit”, shpjegon Sheshel për Danas.
Kujtojmë se autoritetet serbe ia dorëzuan Hagës, Sheshelin në shkurt të vitit 2003.
Pas gati 12 vjetësh, Shesheli u lirua në liri të përkohshme deri në dënimin në vitin 2014.
Ai u shpall i pafajshëm me aktgjykim të shkallës së parë.
Megjithatë, katër vjet më vonë, në vitin 2018, Dhoma e Apelit e dënoi Sheshelin me 10 vjet për nxitjen e dëbimit të kroatëve nga Vojvodina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri