LAJMI I FUNDIT:

Vojisllav Sheshel tërhiqet nga politika: Populli më pensionoi

Vojisllav Sheshel tërhiqet nga politika: Populli më pensionoi

VKreu i Partisë Radikale të Serbisë, Vojisllav Sheshel konfirmoi për mediat vendimin për t’u tërhequr nga skena politike.

Më herët mediat deklaruan se Shesheli ka vendosur të japë dorëheqje nga kryesia e partisë, raporton n1.


“Tani jam në një gjendje mjaft të keqe. Në zgjedhjet e reja partia me siguri do të udhëhiqet nga një president i ri, nuk ndihem mirë dhe tashmë jam refuzuar nga populli serb dy herë në zgjedhje dhe e kam kuptuar atë si kohë për të dalë në pension”, ka thënë ai.

Këtë vendim e ka konfirmuar edhe presidenti i SRS-së, por nuk ka dashur të komentojë se kush do ta pasojë atë në atë post.

Ndryshe, Sheshel është një prej serbëve të dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës. /Telegrafi/