LAJMI I FUNDIT:

Shërohet nga leukemia Arian Krasniqi, familja falënderon qytetarët për kontributin e dhënë

Shërohet nga leukemia Arian Krasniqi, familja falënderon qytetarët për kontributin e dhënë

Është shëruar nga leukemia 6-vjeçari Arian Krasniqi, i cili tash e një kohë të gjatë ishte duke u trajtuar në spitalin e Turqisë.

Familjarët e 6-vjeçarit kanë bërë të ditur se pas një trajtimi të gjatë, Ariani tashmë është shëruar dhe do të kthehet në Kosovë, transmeton Telegrafi.


Telegrafi më herët kishte raportuar për rastin e Arian Krasniqit, ku familjarët kërkonin ndihmë financiare për shërimin e djalit të tyre.

“Të dashur miq, familjarë dhe njerëz të vullnetit të mire. Dua të ndaj me ju gëzimin, se pas një trajtimi mjaft të gjatë dhe të mundimshëm, si për Arianin po ashtu edhe për ne si familje, sot pranuam rezultatet përfundimtare se Ariani ka pasur sukses ne trajtim. Me rekomandim të Mjekëve, për shëndetin e Arianit, jemi të obliguar të ju përmbahemi disa rregullave sidomos kontaktin me njerëz, Ariani e ka të ndaluar, kjo për arsye të shmangies nga gripat, infeksionet dhe bakteret e ndryshme,dhe shmangies nga një trajtim i tillë ,është e domosdoshme te ju përmbahemi rregullave strikte, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve për shëndetin e Arianit”, ka njoftuar babai i Arianit, Islam Krasniqi.

Gjithashtu, ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për kontributin e dhënë për trajtimin e djalit të tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori