LAJMI I FUNDIT:

Shërohet nga COVID-19 ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku

Shërohet nga COVID-19 ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, njoftoi se ka fituar betejën me COVID-19 së bashku me bashkëshorten e tij.

Ai ka falënderuar të gjithë për kujdesin, ndërsa tha se po i kthehen normalitetit.


“E kaluam edhe këtë. Sapo u njoftuam nga IKSHPK se jemi në mesin e të shëruarve të sotëm në Kosovë. Kështu, ngadalë e më në fund, po i kthehemi normalitetit. Faleminderit secilit për kujdesin e treguar në gjithë këtë kohë. Na e bëtë përballjen shumë më të lehtë”, shkroi Abdixhiku.

Ai kishte rezultuar pozitiv në fillim të muajit korrik. /Telegrafi/