LAJMI I FUNDIT:

‘Shermanator’, protagonisti i shëmtuar nga “American Pie”, sot duket shumë ndryshe (Foto/Video)

‘Shermanator’, protagonisti i shëmtuar nga “American Pie”, sot duket shumë ndryshe (Foto/Video)

Ju kujtohet hit-komedia “American Pie”, në të cilën u prezantuan shumë karaktere të paharrueshëm, në mesin e të cilëve ishte edhe legjendari ‘Shermanator’.

Duke qenë se komedia për herë të parë u lansua në vitin 1999, shumëkush mund të mendojë se si duken tash protagonistët interesantë dhe të çuditshëm.


Chuck Sherman (‘The Shermanator’) kishte probleme me femrat për shkak të dukjes së tij

Protagonisti ‘Shermanator’, siç e quante veten “një robot seksi i sofistikuar” – është portretizuar nga aktori Chris Owen.

Mungesa e seksit ishte kombinuar me obsesionin për filmat Terminator, ashtu që e quante veten ‘The Shermanator’ – ndërsa krahas mossuksesit me femrat, karakterizohej me stilin e flokëve dhe tendencën për të urinuar në pantallona në momentet kur ndodhej nën presion.

Ai nuk duket më i shëmtuar (Instagram)

Mirëpo, tash kur kanë kaluar 18 vjet prej se ishte publikuar filmi i parë “American Pie”, Chris Owen është shndërruar në një mashkull atraktiv.

Sidoqoftë, karriera e 36-vjeçarit nuk ka shkuar mirë, njofton Telegrafi. Në vitin 2013, ai madje kishte nisur të punonte si kamerier në një restorant sushi në Los Angeles.

Pas “American Pie”, ai u shfaq në ” American Pie 2″ (ku Sherman e humb virgjërinë me Nadian), si edhe në “American Pie Presents: Band Camp”, si një këshilltar për udhëtime. Njëherësh, ai luajti edhe në “American Reunion” (në vitin 2012), ku ishte i martuar dhe kishte një djalë.

Pastaj, Owen ka pasur disa role të vogla në filmat, si “Van Wilder”, “Gold Diggers”, “Dorm Daze” dhe “Dorm Daze 2”, si edhe në disa seriale televizive.

Në Wikipedia, profesionet e tij theksohen si aktor dhe fotograf, ndërsa këtë vit luan në dy filma që akoma janë në fazën e produksionit.

Në jetën personale, Owen ka qenë i martuar për pesë vite me aktoren Michelle Beck, me të cilën është ndarë në vitin 2012.

Chris Owen dhe e dashura e tij, Dayna Cousins (Instagram)

Mirëpo, ai ka gjetur një të dashur të re, me emrin Dayna Cousins. Edhe ajo është aktore dhe ka luajtur në filmin e vitit 2013, “Dark Feed”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori