Shërimi i vetëdijes: Ritual i mëngjesit dhe i mbrëmjes që do t’ju mbushë me energji
Vetëdija për trupin tënd, organet dhe gjymtyrët, zgjojnë valë të energjisë shëruese. Rituali të cilin e rekomandon mësuesi shpirtëror Eckhart Tolle, zgjat vetëm disa minuta!
Rituali i shërimit të vetëdijes të cilin e përshkruan mësuesi shpirtëror, Eckhart Tolle, praktikohet në mëngjes menjëherë pas zgjimit dhe në mbrëmje, para gjumi, ndërkaq do t’ju mbushë vetëdijen dhe trupin me energji dhe do t’i shërojë bllokadat energjike.
Praktikohet shumë thjeshtë, më së miri në errësirë apo në lokal me dritë të dobët, tarnsmeton Telegrafi.
Shtrijuni në shpinë, me trup të relaksuar, lini që shputat lehtë të bien në anën e majtë dhe të djathtë. Shuplakat ktheni në drejtim të tavanit, ndani pak duart nga trupi.
Zgjidhni pjesë pas pjese të trupit në të cilën do të orientoni kujdesin tuaj: filloni nga koka, nëpërmjet koshit të kraharorit, supeve, stomakut dhe përfundoni me duar dhe këmbë.
Ndieni energjinë në ato pjesë të trupit sa më intensivisht që mundeni. Përqendrojeni vëmendjen në secilën pjesë rreth 15 sekondash.
Përsëriteni ritualin disa herë, tani nga shputat në drejtim të kokës, dhe me procedurën e kundërt. Ritualin përfundoni me vetëdijen mbi tërësinë e trupit tuaj, si fushë e veçantë energjike. Mbajeni atë ndjenjë disa minuta.
Ndiqni ndjenjën e vetëdijes, të pranishme në çdo qelisë të trupit. Mos u brengosni nëse mendja herë pas here ju bredh herë andej herë këndej dhe humbni përqendrimin e vëmendjes. Vetëm ndieni çastin kur mendimet ju bredhin dhe kthejeni vetëdijen në trup. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit