LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Për çfarë raportesh fqinjësore flet Kocijançiq?

Sherifi: Për çfarë raportesh fqinjësore flet Kocijançiq?

Sekretari i Përgjithshëm i NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë të shtunën se deklarata e djeshme e zëdhënëses së Komisionit Evropian Maja Kocijançiq, është në kundërshtim të plotë me realitetin dhe si e tillë ajo nxit shpresat ekspansioniste të Serbisë, shtetit që kreu tri gjenocide vetëm në dekadën e fundit të shekullit XX.

Kocijançiq kishte thënë dje se “Deklaratat që mund të interpretohen si ndërhyrje politike në punët e brendshme të vendit fqinj nuk janë të dobishme për ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore në rajon”.


Ndaj kësaj deklarate ka reaguar sot sekretari i përgjithshëm i NISMA për Kosovën Bilall Sherifi.

“Fillimisht mendova se ishte një prononcim kundër autoriteteve të Serbisë, të cilët vazhdimisht kërcënohen se do të përdorin të gjitha mjetet e mundshme për të kthyer sovranitetin e vet mbi shtetin e Kosovës. Por, jo! Qëndrimet e zonjës Kocijançiq nuk kishin të bënin fare as me deklaratat e Tomisllav Nikoliqit, e as me ato të Aleksandar Vuçiqit e Ivica Daçiqit. Ajo, për habinë e çdo njeriu që njeh realitetin e kësaj pjese të Ballkanit, këtë prononcim e bëri lidhur me deklaratat e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit”, ka thënë Sherifi.

Ai vlerëson se zëdhënësja e Komisionit Evropian ka bërë një deklaratë që është në kundërshtim të plotë me realitetin.

“Për çfarë raportesh fqinjësore flet ajo? Së pari, nëse qëndrimi i tillë i drejtohet Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, atëherë zonja Kociançiq nuk e di se Shqipëria, së paku nga 17 shkurti i vitit 2008, nuk është shtet fqinj i Serbisë.

Nëse zonja Kociançiq prononcohet duke pasur në kokë hartat e vjetra politike dhe këtë qëndrim e shpreh në raport me deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, atëherë po ia rikujtoj se Kosova që në qershor të vitit 1999 praktikisht nuk është pjesë e Serbisë, ndërsa nga viti 2008 edhe në aspektin formalo-juridik Kosova është shtet i pavarur, mëvetësinë e të cilës e kanë njohur shumica e vendeve në botë dhe shumica dërmuese e shteteve të Bashkimit Evropian”, ka thënë Sherifi.

Sipas tij, deklarata e Kocijançiq përmban paqartësi të mëdha dhe si e tillë ajo nxit shpresat ekspansioniste të Serbisë, shtetit që kreu tri gjenocide vetëm në dekadën e fundit të shekullit XX.

“Prandaj, si zëdhënëse e një institucioni aq të rëndësishëm evropian, zonja Kocijançiq duhet të jetë më aktive kundër përzierjes së Serbisë në punët e brendshme të shtetit të Kosovës dhe diskurseve luftënxitëse të Serbisë që nuk janë të dobishme për ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore në rajon”, thekson Sherifi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori