LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Limaj me po aq zotësi si Haradinaj mund ta ushtroj postin e presidentit

Sherifi: Limaj me po aq zotësi si Haradinaj mund ta ushtroj postin e presidentit

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se pret që shpejt të ketë një zgjidhje, ose emrin e presidentit ose shkohet në zgjedhje.

Sherifi thotë se kjo situatë mund të zgjidhet nëse PDK hyn në një Qeveri, e cila do të ishte me bazë më të gjerë dhe kështu do të krijonim një stabilitet.

Ai ka thënë se Nisma vlerëson se duhet të zgjerohet koalicioni dhe të ecet përpara, sepse thotë se nuk bën të shkohet në zgjedhje për shkak të presidentit.

“Duhet një tryezë ku ulën dhe bisedojnë kryetarët e partive për të parë si do të ecet përpara. Duhet racionalitet dhe të zgjidhet çështja e presidentit”, ka thënë ndër të tjera Sherifi në RTK.

Marrëveshja për presidentin nuk është as afër mes koalicionit e lërë më jashtë koalicionit.

Ai ka thënë se Limaj po bën përpjekje të vazhdueshme me arrit një marrëveshje për t’u ulur në tavolinë dhe të vendoset për presidentin.

“Ne mendojmë se presidenti duhet të zgjidhet sipas fuqisë politike. LDK dhe PDK duhet të zgjedhin mes presidentit dhe kryeministrit. Pra postet të përcaktohen në bazë të forcës politike”, ka shtuar ai.

I pyetur për kandidaturën e Haradinajt për presidenti, ai ka thënë se janë disa politikan që mund të udhëheqin me postin e presidentit.

“Me po aq dinjitet dhe zotësi mund ta ushtroj postin e presidentit edhe Fatmir Limaj”, ka theksuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori