Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi i është kundërpërgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti sa i përket thirrjes për ta ndaluar presidentin Hashim Thaçi të dialogojë me Serbinë.
Përmes një postimi në profilin e vet të Facebookut Hoti bëri apel publik që “AAK dhe Nisma të tregojnë vendosmëri për ta ndaluar Thaçin përmes Kuvendit duke e mbështetur rezolutën e opozitës, përndryshe, qytetarët do ta ndalin atë përmes shprehjes së refuzimit masiv” dhe në këtë rast “AAK dhe Nisma do të bartin përgjegjësinë para qytetarëve njësoj sikurse PDK”.
Në një postim në Facebook, Sherifi ka shkruar se sikur Hoti të mos kishte shtruar çështjen e “përgjegjësisë para qytetarëve” as që do t’i ishte përgjigjur shefit të Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse për shqetësimet që ngre në postimin e tij thotë se janë duke debatuar qe disa seanca të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.
“Zoti Hoti mendon se qytetarët e Kosovës kanë kujtesën e shkurtër dhe kanë harruar se në kohën kur Nisma për Kosovën hoqi dorë nga të gjitha funksionet udhëheqëse në koalicionin pas zgjedhor të VLAN-it vetëm e vetëm që t’i ndalej Hashim Thaçit mundësia që të vazhdojë rrënimin e shtetësisë së Kosovës, LDK-ja prishi VLAN-in vetëm për postet qeveritare që u ofroi PDK-ja e Hashim Thaçit. Para se të përpiqet t’u veshë përgjegjësinë të tjerëve për pushtetin që ka marrë Hashim Thaçi, zoti Hoti duhet të jetë i vetëdijshëm se populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë se LDK-ja bëri çdo gjë që kishte në duart e veta për t’i imponuar Kosovës Hashim Thaçin për president”, ka shkruar Sherif.
Nëse ka nevojë t’ia rikujtojmë zotit Hoti, thuhet më tutje në postim, mund t’ia publikojmë atë seancë kur Nisma dhe forcat tjera opozitare ishin kundër kandidaturës së Hashim Thaçit për president, sepse kishim bindjen e plotë që ai nuk i plotësonte kushtet për të qenë në një funksion që kërkon një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, ndërsa LDK-ja aplikoi të gjitha format e shantazheve dhe joshjeve ndaj deputetëve të kësaj partie për të zgjedhur Hashim Thaçin president.
Hoti përsërit thirrjen që Thaçit t’i ndalohet negocimi i territorit me Serbinë.
“Nuk ka hipokrizi më të madhe se kur ata që dje i sollën Kosovës Hashim Thaçin president, sot kërkojnë nga kundërshtarët e zgjedhjes së presidentit që ta “ndalin HashimThaçin”! Para se të akuzojnë të tjerët për përgjegjësi eventuale në një të ardhme hipotetike, do të kishte qenë e ndërgjegjshme që zoti Hoti t’i kërkojë falje popullit të Kosovës për vendosjen e Hashim Thaçit në postin e presidentit të vendit”, ka shkruar ai.
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës vazhdon se ata që kanë përcjellë me shqetësim situatën nëpër të cilën kalon vendi janë të informuar hollësisht me qëndrimet konstruktive dhe konstante të Nismës Socialdemokrate.
“Pa marrë parasysh nëse jemi në opozitë apo në pushtet, orientimi i partisë sonë është ngushtësisht i lidhur me interesin e qytetarëve të Kosovës. Nëpërmjet të gjitha qëndrimeve zyrtare, ne i kemi bërë të ditur rreziqet që i kanosen vendit tonë dhe për këtë arsye kemi kërkuar një konsensus sa më gjithëpërfshirës në hartimin e një platforme të përbashkët për dialogun me Serbinë”, thotë Sherifi.
Më tutje ai thotë se, “pa marrë parasysh nëse jemi në pozitë apo në opozitë, Nisma Socialdemokrate ka bindjen e plotë se shmangia e rreziqeve nuk bëhet përmes një rezolute “për të ndalur Hashim Thaçin”, por rreziqet që i kanosen Kosovës mund të ndalen vetëm përmes hartimit të një platforme të qartë për dialog dhe përfaqësimit të Kosovës nga një delegacion shtetëror ku do të përfshihej tërë spektri politik. Refuzimi për të qenë pjesë e hartimit të platformës së përbashkët dhe përfaqësimit unik përballë Serbisë nuk shkon në funksion të ndaljes së Hashim Thaçit, përkundrazi një qasje e tillë shkon në funksion të forcimit të tij”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë