Sheremet Ahmeti thotë se nuk do të jep dorëheqje

Komisioni për Siguri ditë më parë ka kërkuar me këmbëngulje shkarkimin e drejtorit të Policisë së Kosovës Sheremet Ahmetit nga detyra, ndërsa krijimin e task forcës për hetime e ka quajtur të paligjshëm.
Ahmeti, në një prononcim për media, tha se është i gatshëm të marrë të gjitha përgjegjësitë gjatë procesit të hetimeve, por nuk do të jap dorëheqje. “Jo nuk ka nevojë të jap dorëheqje. Unë pres nga hetimet që të përcaktohet përgjegjësia e çdo kujt”, tha Ahmeti.
Ndërsa, Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri, Ahmeti e ka quajtur të sëmurë.
Megjithëse Komisioni për Siguri ka kërkuar edhe interpelancë të ministrit të Punëve të brendshme Zenun Pajazitit, ai të premten nuk pranoj të prononcohej për këtë çështje. /RTK/
Nga
Telegrafi
29/05/2009













































