LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi Spitalor thotë se ka furnizim të qëndrueshëm me serum kundër kafshimit nga gjarpëri

Shërbimi Spitalor thotë se ka furnizim të qëndrueshëm me serum kundër kafshimit nga gjarpëri

Kosova është përplot me gjarpërinj, madje edhe tejet helmues. E me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku i kafshimit nga ta.

Nepërka, apo gjarpri i gurit, është prej më të rrezikshmëve. Nëse e kafshon njeriun, vdekja është e paevitueshme – në qoftë se nuk i nënshtrohet mbrojtjes me serumin kundër kafshimit të gjarprit SAV (Serumi Anti Viperinum).


Një gjarpër i këtij lloji së fundmi është parë në Keqekollë të Prishtinës, ndërsa një tjetër në Podujevë.

Megjithatë, për fat të mirë, gjatë këtij viti nuk është raportuar për ndonjë rast të kafshimit nga gjarpërinjtë.

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, tha në një prononcim për Telegrafin se gjatë këtij viti nuk ka pasur qytetarë që kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të kafshimit nga gjarpri.

Ndërsa, gjatë vitit të kaluar, 2021, tha se në këtë klinikë janë trajtuar gjithsej 51 raste.

“Këtë vit nuk kemi trajtuar asnjë rast të kafshimit nga gjarpri, ndërsa vitin e kaluar janë trajtuar gjithsej 51 pacientë”, deklaroi Syla.

Klinika Emergjente, QKUK

Lajm i mirë është edhe që në rast në kafshimit qytetarët mund të trajtohen me serumin SAV, pasi ky produkt farmaceutik nuk mungon në QKUK e as një spitale të përgjithshme.

Kështu është bërë e ditur në një përgjigje me shkrim për Telegrafin nga Shërbimi Farmaceutik i QKUK-së.

“Serumi kundër helmimit të gjarpërit është i kontraktuar për periudhë një vjeçare në nivel të ShSKUK-së. Momentalisht, furnizimi është i qëndrueshëm në të gjitha njësitë e ShSKUK-së”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në adresë të Ministrisë së Shëndetësisë për t’i pyetur nëse edhe qendrat e mjekësisë familjare janë të furnizuara me këtë lloj të serumit.

Nga ky institucion kanë thënë se “ShSKUK ka kontratë për furnizim me serum kundër kafshimit të gjarprit për institucionet shëndetësore ku aplikohet dhënia e serumeve dhe janë kontraktuar serume sipas kërkesave dhe planifikimeve që ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”.

Lidhur me problemet shëndetësore që paraqiten pas kafshimit nga gjarpri, për Telegrafin ka folur infektologu Hamdi Ramadani.

Ai ka thënë se pas kafshimit, pacienti mund të ketë ethe ose temperaturë, e në disa raste edhe ulje të tensionit dhe kokëdhimbje të madhe.

Sipas tij, fëmijët janë më të atakuarit nga kafshimet e gjarpërinjve.

“Në këtë periudhë për shkak të rritjes së temperaturave gjarpërinjtë bëhen më aktivë, kryesisht në vendbanime rurale. Zakonisht, gjarpërinjtë sulmojnë më shumë fëmijët”, ka deklaruar Ramadani.

“Kur pacienti kafshohet nga gjarpri, paraqitet ënjtje dhe dhimbje. Pacienti mund të ketë edhe ethe ose temperaturë ose në disa raste edhe ulje te tensionit dhe kokë dhimbje të madhe. Në ato raste, janë 3 ose 4 orët e para vendimtare që duhet të veprohet me serumin kundër kafshimit. Në rast të përdorimit të atij serumi, nuk ka ndodhur asnjë rast në përvojën time që pacienti të përfundojë me pasoja fatale”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Infektologu Hamdi Ramadani

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori