LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme: Koha për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme: Koha për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) vlerësoi se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, i cili është zhvilluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian tash e 10 vjet, është bërë thelbi i punës së BE-së në Ballkanin Perëndimor, një element kryesor i pajtimit, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pasqyrimi i plotësimit të perspektivës në BE për rajoni”.

Në një deklaratë të lëshuar me rastin e 10- vjetorit të fillimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, EEAS konstaton se “se janë arritur marrëveshje të rëndësishme të cilat sot mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se janë integruar strukturat e drejtësisë dhe policisë në veri të Kosovës, kurse Kosova e ka kodin e saj telefonik ndërkombëtar dhe mundësinë për të marrë pjesë në forume rajonale”, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, gjatë 10 viteve të procesit, morën pjesë tre përfaqësues të lartë të BE-së, Catherine Ashton, Federica Mogherini dhe tani Josep Borrell dhe se dialogu u zhvillua në një proces të nivelit të lartë politik, që prek çështjet më komplekse dhe më të ndjeshme në bazën e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Kishte momente të vështira dhe periudha krize, dhe nganjëherë mund të dukej e pamundur t’i vazhdosh bisedimet. Mirëpo, në fund edhe Kosova, ashtu edhe Serbia treguan përkushtim të palëkundur, duke ditur që rrugët e tyre drejt Bashkimit Evropian kalojnë përmes dialogut”, thuhet në deklaratën e EEAS.

Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme vlerëson gjithashtu se një dekadë është një periudhë e gjatë dhe se mund të pritet që dialogu tani do të arrijë pjesën e tij të fundit.

“Bashkimi Evropian beson vendosmërisht se është koha që dialogu të përmbyllet me sukses me një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë që adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe punon me të dy palët për të arritur këtë qëllim”, thuhet në deklaratën e EEAS./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori