LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi EA Access lansohet gjatë vitit që vjen për PlayStation 4

Shërbimi EA Access lansohet gjatë vitit që vjen për PlayStation 4

Electronic Art ka bërë të ditur, se më 42 korrik do ta lansojë shërbimin EA Access, për PlayStation 4 që t’ju japë mundësinë përdoruesve, të kenë qasje në lojërat e shumta që ofrohen.

Ky shërbim, që është në dispozicion në Xbox One për pesë vjet, ofron disa prej lojërave më të famshme si Mass Efect: Andromeda, Dragon Age: Inquisition, Battlefield V dhe A Way Out, transmeton Telegrafi.


Anëtarët e këtij shërbimi që lansohet gjatë muajit që vjen, do të kenë qasje dhjetë ditë përpara dhe dhjetë dollar lirim nga çmimi prej 4.99 dollarë në muaj.

Mirëpo, përdoruesit e EA Access duhet të pagujnë ndaras, për Xbox One dhe PlayStation 4, si dy konsola të ndara. /Telegrafi/