LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Maqedonia e Veriut merr pjesë te të gjitha diskutimet e ndjeshme në NATO

Sheqerinska: Maqedonia e Veriut merr pjesë te të gjitha diskutimet e ndjeshme në NATO

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, para fillimit të mbledhjes ministrore të vendeve anëtare të NATO-s për mbrojtje, tha se Maqedonia e Veriut do të merr pjesë te të gjitha diskutimet që do të udhëhiqen këto dy ditë në Aleancë, duke përfshirë këtu edhe ato më ndjeshme.

Sipas Sheqerinskës, tashmë Maqedonia e Veriut nuk është vetëm partner por edhe aleat dhe se për vendin tonë tashmë nuk mbyllen dyert kur duhet të diskutohet për çështje të ndjeshme duke marrë pjesë me qëndrime, njofton Telegrafi Maqedoni.


Në takimin ministror një ndër temat kryesore do të jetë shkelja e marrëveshjes për raketat nukleare nga ana e Rusisë. Rusia ka afat deri më 2 gush të deklarohet rreth marrëveshjes në të kundërtën vendet anëtare do të ndërmarrin masa si përgjigje ndaj rreziqeve. Në këtë mbledhje vendet anëtare do të bisedojnë dhe do të përgatisin hapat që do t’i ndërmarrin nëse Moska nuk respekton afatin. Për Maqedoninë e Veriut është tepër e rëndësishme që NATO të jetë unike në këtë çështje me Rusinë.

“Marrim pjesë në secilën mbledhje ku debatohet për tema të rëndësishme, por secilën ndërprerje e shfrytëzojmë dhe fokusi është pikërisht kjo, sipas asaj që jemi marrë vesh këto dy ditë do të bisedoj me kolegët nga Spanja, Holanda, Italia, që ende nuk e kanë ratifikuar protokollin, por edhe Norvegjia dhe Polonia që tashmë e kanë ratifikuar, me të gjithë kemi biseduar, asnjë vend nuk ka dilema, ndërsa mesazhi i ShBA-ve i djeshëm është mesazh i fuqishëm, dhe do të ndikojë ndaj vendeve tjera anëtare”, shtoi ministrja Sheqerinska.

Sipas saj fakti që procesi i ratifikimit shkon shpejt për Maqedoninë e Veriut paraqet sinjal të fuqishëm politik.

“Sot jam këtu si anëtare që është në procesin e ratifikimit, dhe fakti që 19 vende përfunduan me procesin e ratifikimit për një kohë të shkurtër tregon se është sinjal politik”, tha Sheqerinska duke shtuar se duhet sa më shpejt të bëhemi vend anëtar dhe se për këtë tashmë janë bindur shtetet tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori